Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARRSH: Qarkullim pa probleme në Dardhë dhe zonat malore turistike

ARRSH: Qarkullim pa probleme në Dardhë dhe zonat malore turistike

Gjatë ditëve të fundit vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu dhe dëbore kryesisht në rajonin verior. Grupet e punës dhe kontraktorët kanë qenë në terren dhe në gatishmëri të plotë për pastrimin e rrugëve nga ngricat dhe rënia e inerteve në akset rrugor për të siguruar një qarkullim normal dhe pa probleme për drejtuesit e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka informuar se, “në Dardhë rrugët janë të pastra pa prezencë bore dhe qarkullimi kryhet normalisht edhe drejt zonave malore turistike”. Moti i keq që përfshiu vendin këtë javë angazhoi të gjitha strukturat qendrore dhe vendore për t’u ardhur në ndihmë çdo banori të rrezikuar, sikundër për të monitoruar situatën e përmbytjeve. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments