Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPresidentja Osmani në Vatikan

Presidentja Osmani në Vatikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi sot për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali. Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku. Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera. Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments