Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Lajçak: Plani franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

​Lajçak: Plani franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se plani që ata kanë prezantuar në shtator, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe për integrimin në regjionin e Evropës. Lajçak i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Ne kishim bisedime shumë intensive, të forta, të hapura dhe si rezultat, ne ndihemi të inkurajuar. Presidenti Vuçiq demonstroi një çasje të përgjegjshme dhe vullnetin për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektives evropiane për Serbinë. Për ne zbatimi i vonuar i Asociacionit të Komunitetit serb në shumicën e komunave, është një pikë kyçe për stabilitet dhe ne vazhdojmë të jemi të bindur se plani që e prezantuam në shtator dhe e diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe për integrimin në regjionin e Evropës. Puna jonë do të vazhdojë pa pengesa”, tha ai. Gjatë takimit me Vuçiq, përveç Lajçak, ishte edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne dhe këshilltari diplomatik i kryeministres së Italisë, Francesco Maria Talo. Ata gjatë ditës, në Prishtinë janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments