Pas vërshimeve të ditës së enjte në Skenderaj dhe dëmëve të mëdha matariale, kryetari i komunës, Fadil Nura, ka publikuar një apel. Ai ka kërkuar që të gjithë ata që kanë mundësi t’u dalin në ndihmë qytetarëve të prekur nga këto vërshime. Nura ka publikuar fotografitë e disa personave që kanë shkuar në Skenderaj, për të ndihmuar ata që janë dëmtuar nga këto vërshime. “Ja edhe një punë ekipore që është për t’u admiruar, duke u dal në ndihmë familjeve të prekura, fillimisht gatishmëria e kompanive private që të ndihmojnë, pastaj kjo e shpërndarjes së ushqimit, ujit dhe gjërave tjera të domosdoshme”, shkroi kryetari i Skenderajt, duke shtuar se “në mënyrë që të mos vuajnë nga mungesa e gjërave që ne të tjerët mund t’i kemi më bollëk”. “Familjet kanë nevojën për mbështetjen tonë. Është urgjencë që t’u dalim në ndihmë!”. Kryetari i Skenderajt ka publikuar edhe numrat e telefonit për të gjithë ata që duan të ndihmojnë e që janë +38348123651 dhe +38349141949. RTK
Skenderaj, kryetari i komunës apelon për ndihmë
RELATED ARTICLES