Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPërmbytjet në Kosovë: Solidaritet e përkrahje

Përmbytjet në Kosovë: Solidaritet e përkrahje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi mbrëmjen e sotme lidhur me situatën e përmbytjeve në Kosovë. Veliaj u shpreh se komunikoi sot, në emër të Unionit të Bashkive shqiptare, me kryetarët e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës, etj në Kosovë, që po përballen me përmbytje të mëdha. Veliaj u shprehu atyre solidaritet e përkrahje nga gjithë rrjeti. “Sapo komunikova në emër të Unionit të Bashkive shqiptare me kryetaret e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës etj. në Kosovë që po përballen me përmbytje të mëdha, për t’ju shprehur solidaritet e përkrahje nga gjithë rrjeti ynë!”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale. “Qeveria shqiptare nisi ndihmat e para, Unioni do të ndihmojë gjithashtu!”, theksoi Veliaj. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments