Do të mbetet territori shqiptar; në ndimimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës, dëbora do të zbresë deri pranë zonave të ulëta. Po ashtu; problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë verilindore. Prezenca e lartë e lagështirës në ajër në të gjithë vendin mbi 80 % do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Kushtet e dëborës dhe temperaturave të ulëta do të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.