Si pasojë e motit të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu intensive shoqëruar me shkarkesa atmosferike në të gjithë vendin, rrjeti i shpërndarjes së energjisë u prek nga defektet kryesisht në linjat ajrore. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëri të ditur se, në krahasim me situatën e orës 09.00, deri në mesditë grupet e avarisë së OSSH kanë riparuar mbi 70 % të defekteve, të cilët u shfaqën kryesisht në këputje përcjellësash dhe thyerje izolatorësh. Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni Gjirokastër, Shkodër dhe Burrel, kryesisht zonat rurale të thella dhe malore. “Vështirësi paraqet terreni i vështirë në të cilën ndodhen linjat e dëmtuara. Me gjithë reshjet e shiut , punonjës nga 11 rajonet e OSSH-së në vend, janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, informoi OSHEE. ATSH
OSHEE: Përmirësohet situata e furnizimit me energji
RELATED ARTICLES