Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEPër shkak të vërshimeve, në Klinë e Skenderaj nuk ka mësim sot

Për shkak të vërshimeve, në Klinë e Skenderaj nuk ka mësim sot

Në dy komunat e Kosovës, Skenderaj e Klinë nuk do të mbahet mësimi sot për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut dhe vërshimet që përfshinë disa lokalitetet të këtyre komunave. Kështu kanë njoftuar përfaqësues të këtyre dy komunave, që janë prekur më së shumti nga vërshimet e dy ditëve ë fundit. “Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës”, thuhet në njoftim e Komunës së Klinës. Vendimi është marr, sipas këtij vendimi, për shkaqe të sigurisë së nxënësve, ndërsa për hapat tjerë do të informohen drejtorët e shkollave. Po ashtu edhe në Komuna Skenderajt ka lajmëruar se nuk do të ketë mësim. “Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve të shumta, nesër (ditën e premte) nuk do të mbahet mësimi në shkollat e komunës sonë. Gjithashtu, anulohen të gjitha aktivitetet e tjera të parapara për ditën e nesërme”, njofton Komuna e Skenderajt. Madje komuna e Skenderajt, ka shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme pasi disa lagje të Llaushës, por edhe vetë qyteti u përfshi nga vërshimet, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, bujqësi e infrastrukturë. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ