Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEBllokohet Rruga e Arbrit, policia: Nëse lëvizni drejt Tiranës, ndiqni aksin Klos-Burrel-Ulëz

Bllokohet Rruga e Arbrit, policia: Nëse lëvizni drejt Tiranës, ndiqni aksin Klos-Burrel-Ulëz

Reshjet e dedura të dëborës kanë sjellë bllokim të Rrugës së Arbrit. Policia Rrugore ka bërë me dije se drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass Qafë Muzinë, duhet të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Më tej, policia rrugore u ka bërë apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e mjetit dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. “Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar dhe subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftim. Prej disa ditësh, moti i keq ka mbërthyer vendin tonë, duke sjellë përmbytje në disa zona. Një ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëroi shtim reshjesh, vërshime lumenjsh dhe rrëshqitje dherash. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ