Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAFSK në secilën situatë emergjente është e gatshme

FSK në secilën situatë emergjente është e gatshme

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj me ekipet e specializuara të FSK-së, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave. Mehaj në një postim në Facebook ka thënë se FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim . “Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren”, ka shkruar Mehaj në Facebook. Ndryshe, reshjet e shumta të shiut kanë bërë që gjatë ditës së sotme të ketë vërshime në shumë komuna të Kosovës. Gjendje më e rënduar është paraqitur në Skenderaj, Pejë, Istog, Klinë, Mitrovicë dhe Podujevë. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments