Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKomunat në "betejë" me vërshimet

Komunat në “betejë” me vërshimet

Paralajmërimet se mund të ketë përmbytje në disa zona të vendit nga të reshurat e shiut, janë dhënë ditë më parë nga institute Hidrometerologjik i Kosovës. Hidrologu Bashkim Kastrati në lidhje direkte në emisionin “Info Plus” në RTK, deklaroi se paralajmërimet janë bërë që nga 16 janari dhe si pasojë e të reshurave, do të ketë përmbytje, sidomos në pjesën perëndimore, veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Ai tha se konkretisht, bëhet fjalë për Rrafshin e Dukagjinit, komunat Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, pastaj Klinë, Istog, Leposaviq dhe Mitrovicë. “Këto zona që potencuam janë në situatë kritike, pasi lumenjtë kryesorë janë në kuotat e tyre maksimale”, deklaroi ai. Kastrati u shpreh se uji i ka kaluar pragjet e mbrojtjes nga përmbytjet, sidomos “Drini i Bardhë” në disa segmente të tij, pastaj “Lumbardhi” e Pejës, “Lumbardhi” i Deçanit, “Ereniku” i Gjakovës. “Sidomos degët e këtyre lumenjve të cilët kryesisht kanë karakter malor dhe janë të rrëmbyeshëm”, ka thënë Kastrati. Ndërkohë, nga Juniku, në një lidhje të drejtpërdrejt në RTK, është paraqitur kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu. “Situata nga 16 janari është me rritje enorme te lumenjve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut”, tha Shehu, sipas të cilit, komuna është duke punuar në sanimin e dëmeve nga këto reshje. “Ne jemi duke monitoruar gjendjen bashkë me ekipet emergjente, por edhe me operatorët tjerë ekonomikë të cilët po na dalin në përkrahje”. Ai tha se momentalisht ka rritje të nivelit të ujit dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore, e cila lidhë dy fshatra, siç janë fshati Jasiq dhe Gjocaj dhe rrugën e cila lidhë edhe me Bjeshkën e Junikut. Reshjet e shiut edhe më tej vazhdojnë. Përmbytje në Pejë, Skenderaj, Gjakovë, Drenas e Mitrovicë |Video-Foto J.Musliu/RTKlive Shumë pjesë të Kosovës kanë rënë nën pushtetin e ujit. Fshatra e qytete të ndryshme në rajonet e Drenicës e Dukagjinit, por edhe të Mitrovicës, janë vërshuar, si pasojë e të reshurave të orëve të fundit. Reshjet e pandërprera të shiut kanë bërë që shumë fshatra edhe të komunës së Gjakovës e Pejës, të kenë vështirësi të mëdha qarkullimi. Përmbytje ka edhe në qytetin e Mitrovicës. Ndërkohë, fshatra të shumtë të Skenderajt janë goditur nga përmbytjet. Përveç kësaj, edhe qyteti i Skenderajt është vërshuar nga uji, duke shkaktuar shumë dëme në biznese. Përmbytje ka edhe në Drenas. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments