Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEDPD: Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në portet kryesore

DPD: Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në portet kryesore

Drejtoria e Përgjithshme Detare për shkak të motit të përkeqësuar informon mbi situatën detare në porte dhe në radat e vendit. DPD thekson se, për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi në Portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit deri në përmirësim të situatës. “Në portin Durrës tragetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës janë nisur nga porti i Durrësit trageti Rigel III dhe GNV, kurse nga porti i Barit në drejtim të portit të Durrësit janë nisur tragetet Rigel VII dhe Marina te cilat priten që të mbërrijnë rreth orës 11”, thuhet në njoftimin e DPD në rrjetet sociale. Gjithashtu në portin e Vlorës për linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë është nisur nga Porti i Brindisit trageti Ioan Star dhe pritet që të mbërrijë në portin e Vlorës rreth orës 14:00. DPD bën të ditur se, në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë nuk janë lejuar që nisen nga të dyja anët e porteve. “Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. Për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës”, thekson DPD. Situata meteorologjike detare do te përmirësohet ditën e sotme pasdite, por dita e shtunë do të shoqërohet me erë te fuqishme nga drejtimi J JP me shpejtësi mbi 35 nyje në orë dhe me det me lartësi dallge mbi 4 m. Përmirësimi i motit do të fillojë ditën e diel datë 22 janar 2023. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ