Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELufthansa dëshiron të blejë linjën ajrore italiane Ita Airways

Lufthansa dëshiron të blejë linjën ajrore italiane Ita Airways

Kompania gjermane Lufthansa dëshiron të blejë linjën ajrore italiane Ita Airways. Ajo i ka paraqitur një ofertë qeverisë italiane për një pakicë të aksioneve në pasardhësin e Alitalia, deklaroi nga Frankfurti grupi gjerman i linjës ajrore. Si pronar i vetëm, shteti italian tani duhet të mendojë nëse do të hyjë në negociata ekskluzive me Lufthansa për një marrëveshje blerjeje përfundimtare. ITA u prezantua në tetor 2021 si një pasardhëse e reduktuar ndjeshëm e Alitalia, e cila më në fund duhej të dilte nga biznesi gjatë krizës së koronavirusit, pavarësisht se mori shuma të mëdha ndihme shtetërore. Ita ishte tërësisht me humbje që në fillim dhe duhej të mbështetej edhe nga shteti. Me rreth 4 000 punonjës dhe 66 avionë, ajo ka një pjesë të tregut prej rreth 20% në vendin e saj. Oferta për aksionet e kompanisë do të mbyllej të mërkurën mbrëma. Fillimisht ishte e paqartë nëse një tjetër ofertues do të mbetej në garë. Kohët e fundit, negociatat me investitorin financiar Certares përfunduan pa rezultat, kryesisht për shkak se qeveria italiane dëshiron t’i shesë aksionet e ITA vetëm tek linjat ajrore. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments