Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTGianluca Ferrero, presidenti i ri i Juventusit

Gianluca Ferrero, presidenti i ri i Juventusit

Biznesmeni italian Gianluca Ferrero është emëruar zyrtarisht president i Juventusit, njoftoi klubi i futbollit i Serisë A të Italisë. “Pas mbledhjes së aksionarëve, Juventus mbajti një mbledhje të Bordit të Drejtorëve, i cili, ndër të tjera, emëroi Gianluca Ferrero-n si President dhe Maurizio Scanavino-n (i cili sot pushoi së shërbyeri si Drejtor i Përgjithshëm) si Drejtor Ekzekutiv”, thuhet në një deklaratë të Juventusit. Juventus gjithashtu emëroi bordin e ri të drejtorëve. Ferrero, Fioranna Vittoria Negri, Maurizio Scanavino, Diego Pistone dhe Laura Cappiello janë emëruar si drejtorë të rinj, ndërsa bordi i ri “do të qëndrojë në detyrë deri në datën e Mbledhjes së Aksionarëve të caktuar për miratimin e pasqyrave financiare më 30 qershor 2025. Më 28 nëntor 2022, i gjithë bordi i Juventusit, përfshirë ish-presidentin e klubit torinez, Andrea Agnelli, dhe nënpresidentin Pavel Nedved, dhanë dorëheqjen për shkak të akuzave për kontabilitet të rremë. Pas eksodit masiv, Ferrero, 60 vjeç, u emërua udhëheqës i ri nga Exor, kompania që zotëron shumicën e aksioneve të klubit. Gjatë sezonit 2021-2022, Juventus shënoi humbje prej 254,3 milionë eurosh, humbja më e madhe e regjistruar në historinë e Serisë A italiane. Nën mandatin e Agnellit (2010-2022), Juventus fitoi nëntë tituj radhazi të Serisë A italiane deri në sezonin 2019-2020. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments