Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIMKushi:Mësuesi pezullohet deri në përfundim të hetimeve

Kushi:Mësuesi pezullohet deri në përfundim të hetimeve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar sot për ngjarjen e ndodhur gjatë ditëve të fundit, ku është dhunuar një mësues në Tepelenë. Në reagimin e saj në rrjetet sociale Kushi bën të ditur se mësuesi është pezulluar nga puna, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. “Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë”, shkruan Kushi. Ministrja shprehet se, beson fort në punën e organeve të drejtësisë, të cilët do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Kushi thekson se, “siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor”. Ministrja informon se, për këtë arsye kemi përfshirë një nen të ri në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. “Ne nuk do të lejojmë të punojë në institucionet tona arsimore askënd që cënon shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë”, përfundon Kushi reagimin e saj. Në njoftimin zyrtar nga Policia bëhet e ditur se është ndalur mësuesi 59-vjeçar, Kleanthi Laçi, i akuzuar për për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments