Në zonat malore në veri dhe juglindje të vendit kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme reshje bore duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi se më problematike paraqitet situata në akset rrugore Bogë-Theth dhe Qafë Thore. Sipas ARRSH-së, kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të bërë pastrimin e akseve, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Njëkohësisht ARRSH, apeloi drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje. “Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH. ATSH
ARRSH: Problematike situata në akset rrugore Bogë-Theth dhe Qafë Thore
RELATED ARTICLES