Në kuadër të projektit “Parku Arkeologjik Amantia” i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, DRTK Vlorë ka realizuar gërmimin arkeologjik dhe restaurimin e pjesshëm i një godine antike të shek. III p.Kr. Godina ndodhet përballë stadiumit antik, në vendin e quajtur “Bregu i Pazarit”, ku mendohet të ketë një kompleks godinash publike ende të pagërmuara dhe studiuara. Nga gërmimi arkeologjik dolën elemente të panjohura të ndërtesës, si dyshemeja e ruajtur në gjendje të mirë dhe muratura anësore. Gjithashtu, u realizua plotësimi i radhës së parë të muraturës anësore të godinës me anë të anastilozës. Duke qenë se, godina ndodhet në një zonë të pasur me struktura arkitektonike funksioni i saj do të sqarohet gjatë hulumtimeve të mëtejshme të gjithë kompleksit ndërtimor. Projekti ka si qëllim evidentimin dhe restaurimin e strukturave arkitektonike, duke pasuruar itinerarin e Parkut Arkeologjik të Amanatias me monumente të vizitueshme. ATSH