Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për gazet serrë të fluorinuara”. Të ftuar për këtë projektligj ishte ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe stafi shoqërues. Qëllimi i projektligjit është mbrojtja e mjedisit nëpërmjet reduktimit të shkarkimeve të gazeve serrë të fluorinuara. Projektligji përcakton rregullat dhe procedurat lidhur me parandalimin, kufizimin, përdorimin, rikuperimin dhe shkatërrimin e gazeve serrë të fluorinuara dhe masat që lidhen me to, kushtet për hedhjen në treg të produkteve dhe pajisjeve specifike që përmbajnë ose funksionimi i të cilave bazohet në gazet serrë të fluorinuara, kushtet për përdorimet specifike të gazeve serrë të fluorinuara. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, Nen për Nen dhe në tërësi, së bashku me ndryshimet e bëra gjatë diskutimit. ATSH
Miratohet pr/ligji për gazet serrë të fluorinuara
RELATED ARTICLES