Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, janë kyer 561 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 7 qytetarë në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier dhe Sarandë, nga 2 qytetarë në Durrës Kamëz, Himarë, Pogradec, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos Përmet, Berat. Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,301 që nga fillimi i epidemisë. ATSH