Përcaktimi i pragut të reshjeve intensive

0
117

Sipas klimës shqiptare, gjatë një viti vrojtohen mesatarisht 100 ditë me shi por vetëm në 0.5 % të këtyre ditëve regjistrohen reshje 24 orëshe mbi pragun. Me fjalë të tjera në 1000 ditë me shi (seria e reshjeve 10-vjeçare) vetëm 5 ditë regjistrojnë gjatë 24 orëve, reshje mbi vlerën prag (Ri ≥ PR).

Për klasifikimin e një fenomeni normal apo ekstrem, hapi i parë që ndiqet është përcaktimi i shpërndarjes së parametrave meteorologjike që shoqërojnë këto fenomene, shpërndarja e vlerave prag apo koha e përsëritjes së tyre.

Reshjet maksimale ditore janë sasitë më të mëdha të reshjeve të rëna gjatë intervalit kohor 24 orësh. Reshjet maksimale kanë ndryshueshmëri të lartë nga një vend në një tjetër si edhe nga një vit në tjetrin. Kjo e bën të vështirë përcaktimin e një vlere prag mbi të cilën reshjet të konsiderohen intensive, ekstreme apo të jashtëzakonshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here