Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE12 të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike

12 të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike

Të paktën dy persona humbën jetën pas një shpërthimi të një fabrikë kimike në veri-lindje të Kinës. Dymbëdhjetë persona të tjerë u zhdukën pas shpërthimit dhe zjarrit në fabrikën kimike në Panjin, provincën Liaoning, njoftoi sot televizioni kinez “Phoenix TV”. Tridhjetë e katër persona thuhet se janë plagosur, në incidentin e së dielës. “Zjarri vazhdoi për orë të tëra përpara se të vihej nën kontroll”, njoftoi media shtetërore. Qindra zjarrfikës u vendosën në vend ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë ende. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments