Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKINEMA-Gina Lollobrigida

KINEMA-Gina Lollobrigida

Aktorja legjendare e kinemasë italiane, Gina Lollobrigida vdiq sot në moshën 95-vjeçare. Ajo u lind në Subiaco më 4 korrik 1927. Lollobrigida ishte kandidate në zgjedhjet e 25 shtatorit, 4 vite më parë, në Latina, në zonën elektorale njëanëtare të Senatit në listën e ‘Italisë sovrane dhe popullore’, e cila bashkon Partinë Komuniste, Atdheun Socialist, Aksionin Civil, Përsëri Italinë dhe Rimarrja e Italisë. Gjatë karrierës së saj, ajo ka fitoi shtatë çmime “David di Donatello”. Fama e saj lidhet me kinemanë e re italiane të neorealizmit. Ajo punoi me regjisorët si, Pietro Germi (“Qyteti mbron veten”) dhe me Carlo Lizzani (“Kujdes banditët”), kryesisht në mesin e shekullit të kaluar. Vitet e fundit, Lollobrigida iu përkushtua mbi të gjitha artit dhe fotografisë, duke organizuar ekspozita të shumta, dhe së fundmi duke botuar një libër me vizatime. Vitet e fundit, ajo u përball me disa ngjarje ligjore. Që prej vitit 2021, divës së kinemasë i ishte caktuar një administrator nga Gjykata për të mbrojtur pasuritë e saj, siç kërkohej në procedurën ligjore nga djali i saj, Andrea Milko Skofic. Në qendër të aktivitetit hetimor të prokurorëve në Piazzale Clodio ishte ish-menaxheri i aktores, Andrea Piazzolla, i paditur me akuzën e mashtrimit të një personi me aftësi të kufizuar. Me të përfundoi në gjyq edhe Antonio Salvi, personi që dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës në një shtëpi ankandi për shitjen e rreth 350 artikujve në pronësi të Lollobrigida. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments