Sunday, November 24, 2024
HomeSIZMIOLOGJITërmeti 4.7 ballë: Dëme të lehta në Klos

Tërmeti 4.7 ballë: Dëme të lehta në Klos

Një tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës rihter u regjistrua mbrëmjen e së dielës vendin tonë, epiqendra e të cilit ishte në Klos. Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë në disa qytete të vendit, duke shkaktuar panik te qyetetarët, shumë prej të cilëve zgjodhën të dilnin nga banesat e ta kalonin natën jashtë. I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili bëri me dije se në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos janë raportuar dëme të lehta. “Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, tha Peleshi. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments