Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në shtetin amerikan të Alabamës pasi tornadot përfshinë juglindjen e SHBA-së, tha guvernatorja Kay Ivey. “Me pikëllim mësova se gjashtë banorë të Alabamës vdiqën nga stuhitë që shkatërruan shtetin tonë”, tha guvernatorja në një postim në Twitter. “Lutjet e mia janë me të dashurit e tyre dhe komunitetin. Tashmë jemi të njohur me motin shkatërrues, por njerëzit tanë dinë ta tejkalojnë atë. Ne do ta kalojmë atë dhe do të jemi më të fortë për të”, shkroi ajo. Guvernatorja shpalli gjendje të jashtëzakonshme për disa qarqe të goditura më rëndë nga stuhitë. Në rajon janë raportuar dëme të shumta, ndërsa shiu i dendur dhe erërat e forta kanë dëmtuar shtëpitë dhe kanë lënë dhjetëra mijëra njerëz pa energji në Georgia, Mississippi dhe Alabama. ATA
SHBA-6 kanë humbur jetën nga stuhia e fortë
RELATED ARTICLES