Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, janë kyer 409 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë. Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.ATA