Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot deklaroi se ambasadori William Walker para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës. Ai tha se misioni verifikues i OSBE-së ndihmoi në ndryshimin e përceptimit ndërkombëtar për UÇK-në. Sipas tij, diplomati amerikan me deklaratat e tij ka bërë jehonë për masakrën e Reçakut, duke e vlerësuar si krim kundër njerëzimit. “Në janar të vitit 1999, policia e Serbisë e rrethekoi fshatin Reçak. Ata vranë e masakruan trupat e 45 banorëve… Asgjë nuk e ka ndryahuar rrjedhën e ngjarjevë se sa jehona e masakrës në Reçak siç ishte raportuar nga asmbasadori William Walker. Para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës”, tha ai në ceremoninë e Universitetit “Haxhi Zeka” për ndarjen e gradës së doktorit të nderit “Doctor Honoris Causa” për ambasadorin William Walker. Kurti tha se Walker është vërtet një mik i Kosovës. “Në këtë pikë, ambasadori Walker është miku im që nga koha e lufëtës e deri më sot në Pejë. Më 1998 ai erdhi në Kosovë, ky mision ishte lehtësisht i identifikueshëm me veturat ngjyrë portokalli”, u shpreh ai. Rektori Armand Krasniqi tha se deklaratat e ish-shefit të misionit të OSBE-së pas masakrës në Reçak bënë kthesë në historinë e Kosovës. “Sa herë që kujtojmë dhe flasim për ju, me mendje e zemër përherë i përulemi kontributit tuaj në historinë e Kosovës. Fjalët e tuaja të thëna pas masakrës së Reçakut, për juve ishte përmbushje e misionit që ju besua nga misioner ndërkombëtare dhe për shqiptarët shënon një kthesë”, u shpreh ai. ATA
Kurti: Walker mik i Kosovës dhe mik i së vërtetës
RELATED ARTICLES