Fillimi i këtij viti, risjell në vëmendje procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo pasi sot në Bruksel, në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, të njohur shkurtimisht si LIBE, pritet të votohet marrëveshja trepalëshe, e që ka të bëjë me liberalizimin i vizave për Kosovën. Në faqen zyrtare të LIBE, njoftohet se votimi është në rend të ditës, ndërkohë që disa herë, eurodeputetë të ndryshëm, përfshirë edhe ata nga Ukraina, kanë bërë thirrje për liberalizim të vizave. Në fakt, Parlamenti Evropian disa here ka votuar rezoluta duke përkrahur liberalizimin për Kosovën. Ky institucion u ka bërë thirrje vendeve të BE-së, që sa më parë ta miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Kosova mbetet i vetmi vend në rajon, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojë pa viza për në vendet e BE-së. Sidoqoftë, tashmë është e vendosur se procesi i liberalizimit të vizave duhet të ndodhë më së largu me 1 janar 2024. RTK
Komiteti LIBE i PE-së voton sot për liberalizim të vizave për Kosovën
RELATED ARTICLES