“Partneriteti i SHBA-së me Kosovën është i palëkundur”. Kështu deklaroi në fund të takimeve në Prishtinë, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan i Shtetit, Derek Chollet. Me një deklarim në llogarinë e tij në Twitter, e duke postuar disa fotografi nga takimet me zyrtarët e lartë të shtetit dhe partive politike në Kosovë, Chollet tha se-“është mirë të takohet me presidenten Vjosa Osmani”. “Partneriteti ynë SHBA-Kosovë është i palëkundur”, shkroi ai. “Ne e lavdërojmë Kosovën për solidaritetin me Ukrainën në miratimin e sanksioneve, mbështetjen e saj ndaj refugjatëve dhe gazetarëve si dhe dënimin e luftës së Putinit”, deklaroi Chollet. “Mirënjohës për bujarinë e Kosovës në pritjen e të evakuuarve dhe refugjatëve afganë”. Në lidhje me këtë vizitë, u deklarua edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. RTK
Chollet: Partneriteti SHBA-Kosovë është i palëkundur
RELATED ARTICLES