Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIRastet e reja ditore në Kinë pritet të arrijnë në 3,7 milionë

Rastet e reja ditore në Kinë pritet të arrijnë në 3,7 milionë

Numri ditor i rasteve të koronavirusit në Kinë mund të arrijë në 3,7 milionë, sipas studiuesve, pasi vendi po përballet me një rritje masive të infeksioneve pas përfundimit të politikës ”zero Covid-19”. ”Numri i vdekjeve nga Covid-19 mund të arrijë në 25 000 në ditë 10 ditë më vonë”, tha në parashikimin e saj të fundit firma analitike me qendër në Londër ”Airfinity”. Deri atëherë, më shumë se gjysmë milioni njerëz mund të kenë vdekur nga një infeksion Covid-19 në Kinë që nga fillimi i dhjetorit, sipas vlerësimeve. ”Airfinity” vlerëson se ky numër mund të rritet në 1,7 milionë deri në fund të prillit. Pas ndjekjes së disa prej masave më të ashpra në botë për gati tre vjet me bllokime, karantina të detyrueshme, testime masive dhe gjurmim kontaktesh, Kina e ndryshoi befas politikën e saj ”zero Covid-19” më 7 dhjetor. Kjo ka shkaktuar një rritje të rasteve, me 248 milionë njerëz, ose 18% e popullsisë, të infektuar me Covid-19 vetëm në tre javët e para të dhjetorit, sipas vlerësimeve. Vala aktuale pritet të zgjasë deri në mars ose prill. Megjithatë, është e vështirë të bëhen parashikime pasi autoritetet kanë ndaluar publikimin e të dhënave për koronavirusin. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ