Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEGatishmëri për të garantuar qarkullim normal

Gatishmëri për të garantuar qarkullim normal

Rënia e temperaturave, shoqëruar me reshje shiu dhe bore kryesisht në zonat veriore dhe lindore ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur sot se të gjitha strukturat janë në gatishmëri, në të gjitha akset rrugore për të garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë, pavarësisht kushteve të motit. Autoritetet në vend kanë njoftuar se moti do të vijojë të përkeqësohet edhe në ditët në vijim. Ajo apeloi drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes teksa udhëtojnë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkoi drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat dimërore. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments