Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA Apple lexon libra me zë

 Apple lexon libra me zë

Pa njoftime të mëdha dhe me një përditësim të platformës së saj e-book, Apple ka prezantuar një shërbim që lejon çdo autor të lexojë punën e tij me një zë dixhital, bazuar në inteligjencën artificiale. Në këtë mënyrë, edhe autorë të pavarur mund të publikojnë libra audio, duke përdorur “tregimin dixhital” të ofruar nga Apple. “Tregimi dixhital i “Apple Books” bashkon teknologjinë e përparuar të tekstit në të folur me punën e palodhur të ekipeve të gjuhëtarëve, specialistëve të sigurimit të cilësisë dhe inxhinierëve audio për të prodhuar libra audio me cilësi të lartë nga një skedar e-book,” shpjegon kompania. “Zërat tanë dixhitalë janë krijuar dhe optimizuar për zhanre specifike. Ne fillojmë me fiction dhe romane dhe, për momentin, po pranojmë propozime për leximin e librave elektronikë për këto zhanre”, thekson kompania. The Guardian raporton se muajt e fundit Apple ka kontaktuar disa botues në lidhje me projektin, duke shpjeguar se ”dëshiron të përballojë kostot e prodhimit, me shkrimtarët që do të merrnin honorare nga shitjet”. Për momentin, rrëfimi është i disponueshëm në anglisht, në katër versione: Madison, Jackson, Helena dhe Mitchell. Mund të kërkoni për libra audio të disponueshëm duke shtypur “narration dixhital” në kutinë e kërkimit të aplikacionit Libra. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ