Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEuroja dhe dollari amerikan humbasin ndaj lekut

Euroja dhe dollari amerikan humbasin ndaj lekut

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të hënën leku forcoi pozitat në raport me euron dhe dollarin amerikan. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 1.75 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.14 lekë. Dollari amerikan u këmbye me 110 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 117.32 lekë. Ndërkohë paundi britanik u forcua me 0.91 lekë dhe u ngjit në kuotën e 133.40 lekëve. Monedha zvicerane këmbehet me 118.98 lekë ose 0.02 lekë më shumë se një ditë më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments