Drejtoria e Përgjithshme Detare bëri të ditur se është pezulluar nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në zonën detare. “Në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirmimi i agjencive detare, ditën e sotme tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive”, informoi Drejtoria Detare. Drejtoria Detare informoi pasagjerët se kompanitë e lundrimeve do të respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anulimi i lundrimit. Në këtë rast, ajo ftoi qytetarët të kontaktojnë me agjencitë detare. ATA