Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETeleferik për në Kalanë e Prizrenit

Teleferik për në Kalanë e Prizrenit

Sot u nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Lajmin e dha në rrjetet sociale kryetari i komunës Prizren, Shaqir Totaj, sipas të cilit marrëveshja u nënshkrua mes ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, agjencisë Zvicerane, Swiss-Contact dhe Komunës Prizren. “Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Fillimvit i mbarë!”, shkroi Totaj në rrjetet sociale. Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë e bëjnë këtë objekt me vlera të padiskutueshme arkeologjike, historike dhe turistike. Është e vendosur në pjesën lindore të qytetit mbi një kodër me formë konike, me lartësi 525 m. mbi nivelin e detit. Muret fortifikuese rrethojnë një sipërfaqe rreth 1.5 ha në trajte përafërsisht vezake me zgjatje veri-jug. Është përdorur ekskluzivisht si kala deri më 1912. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments