Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESISë shpejti, 40 qendra shëndetësore nga veriu në jug

Së shpejti, 40 qendra shëndetësore nga veriu në jug

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informoi sot se edhe 40 qendra shëndetësore do të jenë së shpejti në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Manastirliu theksoi se “që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve”. Në një postim në rrjetet sociale Manastirliu ndau pamje nga puna për ndërtimin e qendrave shëndetësore në qytete të ndryshme. Me programin e rehabilitimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave sigurohet rehabilitimi i 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave për vitin 2023, duke i çuar në 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara që me fillimin e këtij programi. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments