Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMEdukim mjedisor në shkolla për ndërgjegjësimin

Edukim mjedisor në shkolla për ndërgjegjësimin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka nisur programin e “Edukimit mjedisor” në shkolla për ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj mbi mjedisin. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se ekspertët e AKZM po informojnë dhe kultivojnë dashurinë për ekosistemet, biodiversitetin, lagunat, parqet dhe si të kujdesen për to. “Ndërgjegjësimi për mjedisin s’bëhet me trokitje gishtash, por me edukim, pastaj me edukim dhe në fund me edukim. S’janë rezultate që preken sot me nesër, por kemi nisur të rrënjosim tek fëmijët koncepte si riciklimi, ripërdorimi, kompostimi, bashkëjetesa e shëndetshme me florën e faunën”, theksoi Kumbaro. Ministrja Kumbaro u shpreh se “AKZM ka realizuar 371 orë mësimore në vitin 2022”. Sipas saj, gjatë këtij viti priten edhe më shumë aktivitete për edukimin mjedisor. Me anë të këtij programi pritet një rritje e ndërgjegjësimit mjedisor të brezit të ri në komunitet. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments