Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se gjatë 2022 përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG), si dhe u nënshkrua marrëveshja për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’. Shqipëria dhe firma turke “Bayraktar” firmosën në 21 dhjetor 2022 marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve pa pilot, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile. “Dronët ‘Bajraktar’ kanë goxha reputacion, pasi kanë provuar të jenë të suksesshëm në kuptimin e aftësisë së tyre mbrojtëse ushtarake, por ne do t’i përdorim ato edhe për qëllime civile, madje shpresojmë të mos i përdorim për qëllime të tilla. Të kombinuar edhe me shërbimet satelitore do të na japin një potencial të jashtëzakonshëm, i cili ka nevojë të dijë vetëm të përdoret”, tha Peleshi. Pavarësisht sa i madh është potenciali, vijoi Peleshi, sfida është do të dimë ne, jo vetëm këtu, por edhe në të gjithë institucionet e tjera , madje pse jo edhe operatorët privatë të përfitojmë nga këto shërbime. Sa i përket satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, Peleshi tha se imazhet që do sigurohen prej tyre do të kontribuojnë në shumë elementë. “Shërbimet satelitore mund të jenë edhe komerciale në kuptimin që t’iu vendosen në dispozicion përshembull fermave bujqësore, por edhe operatorëve të tjerë që kanë nevojë për imazheri të saktë satelitore”, tha ministri. “Satelitët japin informacionin. Ju siguroj që satelitët do jenë një mjet i rëndësishëm për t’u përdorur nga institucione e Policisë së Shtetit. Kur investon në teknologji investon për të kursyer. Janë kursim kohe dhe parash. Ne kemi një agjenci shtetërore që kanë bërë një punë fantastike. Këto dy kapacitete do jenë vlerë e shtuar, por edhe kursim parash për buxhetin e shtetit”, deklaroi Peleshi. Gjithashtu, ministri tha se “Forcat e Armatosura do të kenë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger”. ATA
Satelitët: Investim më pak kosto dhe më shumë efiçencë
RELATED ARTICLES