Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALE202 mijë shërbime konsullore në 2022

202 mijë shërbime konsullore në 2022

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka informoi sot se gjatë vitit 2022 u ofruan 202 mijë shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Në konferencën e sotme për mediet, Xhaçka theksoi se janë 700 mijë legalizime për dokumentet për përdorim jashtë vendit, ndërkohë që numri i shtetasve që janë pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti nëpërmjet aplikimit në PDK është 90 mijë. Po ashtu, ajo theksoi se përfundoi me sukses projekti “Ishujt” ne Greqi, nga i cili përfituan rreth 1000 shtetas. “Është ofruar për herë të parë pajisja me dokumente biometrike në ambientet e vuajtjes së dënimit për shtetasit tanë në Greqi, prej të cilit kanë përfituar 36 shtetas, projekt i cili do të vijoje edhe më tej të zbatohet. Po ashtu, është zgjeruar harta e shteteve në të cilët ofrojmë pajisjen me dokumente biometrike edhe me përfaqësinë tonë në Otavë, Kanada”, tha ministrja. Xhaçka informoi se i është dhënë rëndësi e veçantë të gjitha kërkesave të mbërritura nga vendet e BE-së dhe Nju-Jorku, të shtetasve shqiptarë në kushte të vështira shëndetësore spitalore ose regjim shtrati në shtëpi, ndërsa kanë përfituar shërbimin 76 shtetas. “Janë trajtuar nga e-visa 20,615 aplikime për vizë shqiptare nga shtetas të huaj”, informoi ajo. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ