Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEDigjitalizimi i arkivit të pronave në Tropojë

Digjitalizimi i arkivit të pronave në Tropojë

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, bashkë me kryetarin e Bashkisë Safet Gjici gjatë një takimi me banorët e fshatit Gostil deklaroi se “arkivës së Tropojës i vihet çelësi”. Lame i ka vënë drynin edhe arkivës së dokumenteve të trashëguara të drejtorisë së Tropojës, pasi ajo ka përfunduar digjitalizimin dhe gjithçka ndodhet online. “Çelësit të arkivit të Lushnjës që e mbyllëm në tetor, sot i bashkohet edhe çelësi i arkivës së drejtorisë së Tropojës”, tha Lame. Janë 325 mijë fletë që dokumente që u skanuan dhe 35.000 dosje pronash të kësaj Bashkie që u digjitalizuan. Digjitalizimi i arkivit dokumentar të pronave të Tropojës, u krye në kuadër të një projekti të financuar nga Qeveria Shqiptare për digjitalizimin e të gjithë arkivave. Në kuadër të këtij procesi, tashmë të gjitha transaksionet e pronave do të kenë përmirësime duke rritur saktësinë e informacionit të marrë, rrit shpejtësinë e dhënies së shërbimit dhe të sigurisë së pronave. Tropoja me parqet Kombëtare natyrore është një zone ku turizmi malor po merr përparësi dhe ky proces do të ndihmojë në zhvillimin e tij duke lehtësuar transaksionet e pronësisë dhe sigurinë e tyre. Qytetarët nuk do kenë më përballë sportelet e Kadastrës, por do kenë një sistem i cili në arkivat e veta digjitale i ka të gjitha transparente, dhe me një klik do të kesh shkresën e pronës në telefonin personal. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ