Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 37 qytetarë. Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë shfaqur në këto bashki: 16 në Tiranë, 5 në Durrës, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Tropojë, Fier, Sarandë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Rrogozhinë, Patos, Tepelenë. Janë 189 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë. ATA