Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProcedurat për konfiskimin të objekteve pa leje

Procedurat për konfiskimin të objekteve pa leje

Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi udhëzimin për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”. Udhëzimi i publikuar në Fletoren Zyrtare përcakton se të gjitha objektet e ndërtuara pa leje për qëllime fitimi dhe të konfiskuara për interes publik, administrohen nga ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore. Çdo institucion ligjzbatues, i cili vepron në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, ka detyrim ligjor të hartojë aktin e konstatimit të paligjshmërisë në ndërtim dhe të njoftojë për ndërtimin pa leje ose tejkalim të lejes së ndërtimit subjektin zhvillues, për të lidhur kontratën premtim shitje me vlerën 1 euro për interes publik dhe ministrinë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore. Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore pranë kësaj ministrie, do të njoftojë zhvilluesin ose çdo subjekt të autorizuar prej tij, për mundësinë dhe afatin kohor që ai ka në dispozicion për të rregulluar pasojat e një parregullsie të mundshme në zbatimin e një leje ndërtimi, duke i ftuar të paraqiten vullnetarisht për të kaluar me akt noterial në favor të shtetit, me një kontratë premtim shitje/ me vlerë 1 euro, të drejtën e pronës, të sipërfaqes së ndërtuar pa leje ose në tejkalim të lejes së ndërtimit. Në rastet kur subjekti zhvillues kryen apo nuk kryen nënshkrimin e kontratës e premtim shitjes me vlerë 1 euro apo kontratën finale të shitjes, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (referuar më poshtë “IKMT”) njoftohet nga ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore. Me nënshkrimin e aktit noterial sipas të VKM-së, i cili përbën shprehje interesi të subjektit për ndryshim të lejes së ndërtimit, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, përcjell këtë akt për shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Territorit (referuar më poshtë KKT) dhe kur pranohet kërkesa, KKT-ja vendos ndryshimin e lejes përkatëse të ndërtimit duke njohur të drejtën e ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, si bashkë përfituese e objektit të ri. Një kopje e vendimit i dërgohet zyrtarisht subjektit zhvillues dhe ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, me qëllim marrjen e masave për zbatimin e vendimit të konfiskimit. Këshilli Kombëtar i Territorit në vendim do të përcaktojë pjesën takuese të shtetit në përqindje (%-je), në raport me subjektin zhvillues. Procedura dhe afatet e konfiskimit për interes publik, sipas VKM-së, do të miratohen me vendim të KKT-së dhe do t’u njoftohen institucioneve të përfshira në procedurën e konfiskimit. Me njoftimin e vendimit të KKT-së për konfiskimin e sipërfaqes të ndërtuar pa leje ose në tejkalim të lejes së ndërtimit, Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, regjistron vendimin pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe nxjerr urdhrin për marrjen në dorëzim të objektit. Ministri përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore, nxjerr urdhrin për zbatimin e vendimit të konfiskimit, i cili përmban: autorizimin e Drejtorisë së Administrimit të Pronës Shtetërore për fillimin e procedurës të zbatimit të vendimit të konfiskimit të objektit; të dhënat identifikuese të objektit që konfiskohet; verifikimin e zbatimit të masave të parashikuara në VKM; njoftimin e subjektit. Të ardhurat e krijuara nga shitja do të përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime, me qëllim realizimin e punëve publike. Me urdhër të ministrit përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore, një pjesë e të ardhurave nga shitja kalo janë në llogarinë speciale të shpronësimeve pranë Bankës së Shqipërisë. Ministri përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore, nxjerr urdhrin për vlerësimin e pronës dhe cakton ekspertin/ekspertët vlerësues të licensuar të pasurisë paluajtshme, të cilët do të hartojnë raportin e vlerësimit. Numri i ekspertëve do të përcaktohet nga volumi i ndërtimit të konfiskuar; vlerësimi i objektit bëhet në përputhje me vlerën reale të tregut. Ekspertët vlerësues mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e kryer, për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tyre (genplane, situacione, akt vlerësimi) dhe hartojnë raportin përfundimtar të vlerësimit, i cili përmban vlerën minimale të shitjes me ankand. Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore, shqyrton raportin e vlerësimit dhe ia paraqet ministrit për miratim; Afati për vlerësimin do të jetë jo më shumë se 10 (dhjetë) ditë nga dalja e urdhrit të ministrit. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments