Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRruga e re Korçë-Ersekë

Rruga e re Korçë-Ersekë

Në kantierin e rrugës së re Korçë-Ersekë, Loti 2 , e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve në vetëm 20 minuta, vijon puna me ritme të larta Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj rruge. Rama tha se “rruga Korçë-Ersekë, Loti 2 është një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës”. “Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore”, theksoi Rama. Rruga sipas kontratës përfundon në fund të vitit 2023, por parashikohet që punimet do të mbyllen brenda qershorit 2023. Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments