Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAmbiciet e Rusisë në rendin botëror

Ambiciet e Rusisë në rendin botëror

Shefi i Agjencisë Kombëtare bullgare të Sigurisë (SANS), Plamen Tonçev në një intervistë tha se marrëdhëniet zyrtare të Sofjes me Moskën janë përkeqësuar, pasi Bullgaria u përfshi në listën e vendeve jomiqësore dhe masave të marra prej saj për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë në vend. ”Thyerja e varësisë energjetike nga Rusia dhe diversifikimi energjetik i Bullgarisë u bënë tema shumë të rëndësishme”, shtoi ai. ”Në vitin 2022, Bullgaria ka shpallur ‘persona non grata’ 84 punonjës të përfaqësive zyrtare të Rusisë në Bullgari”, tha Tonçev, në intervistën e tij të parë që nga marrja e postit. ”Lufta në Ukrainë pasqyron ambiciet e Rusisë për të ndërhyrë në rendin botëror dhe për t’u përballur me SHBA-në dhe Perëndimin. Ngjarjet e vitit të kaluar sollën në agjendë çështjet e sigurisë globale të ushqimit dhe nevojën për të trajtuar varësinë energjetike të BE-së nga Rusia”, tha shefi i SANS. Tonçev tha se ”aktualisht nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e popullatës bullgare”. ”Megjithatë, veprimet e vazhdueshme ushtarake mund të rrisin fluksin e migracionit drejt dhe përmes këtij vendi. Pasojat ekonomike janë gjithashtu të mundshme, si rritja e çmimeve dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit”, shpjegoi ai. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments