Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki deklaroi se sipas tij dënimi me vdekje duhet të lejohet në rastet e krimeve më të rënda. “Për mendimin tim, dënimi me vdekje duhet të jetë i pranueshëm për krimet më të rënda”, tha Morawiecki. Ai gjithashtu tha se beson se heqja e dënimit me vdekje ishte një “shpikje e parakohshme” duke shtuar se detyrimet aktuale ligjore të Polonisë nuk lejonin propozimin e një ligji të tillë në vend. “Kjo është pikëpamja ime personale që nëse kemi të bëjmë, për shembull, me një vrasës serial, ku provat nuk lënë asnjë dyshim, ose me një kriminel lufte… ne duhet lejojmë edhe dënimin me vdekje”, tha Morawiecki. “Unë kam paraqitur pikëpamjen time personale për këtë çështje”, përsëriti ai. Në vitin 2013, Polonia ratifikoi një protokoll të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që heq plotësisht dënimin me vdekje. Protokolli, i miratuar në Vilnius më 3 maj 2002, ndalon dënimin me vdekje në të gjitha rrethanat, duke përfshirë krimet e kryera në kohë lufte. ATA