Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë gjithë 24_orëshit, KU orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të Kosovës. Pritet që pas mesdite të ketë intervale të shkurtra me kalime vranësirash.Masat ajrore të qëndrueshme do vijojnë të sjellin në MV mot të qëndrueshëm dhe dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin gjatë paradites. POR pasditja sjellë kalime të pakta vranësirash kryesisht në zonat Jugore të MV. Ndërsa pjesa tjetër e MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellët do të jetë dominant. NDERSA prezenca e një qendre të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri dhe verilindje të Europës do të bëjë që; Europa Lindore si edhe gadishulli Skandinav të jenë me reshje të dendura dëbore si edhe stuhi të forta ere.. Po ashtu; me vranësira dhe shira do të mbeten ishujt britanikë.
Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë 4 Janar 2023
RELATED ARTICLES