Ndryshimet e stinëve mund të ndikojnë në trupin dhe mendjen tonë në mënyra të ndryshme. Ne mbështetemi në orën tonë biologjike për të rregulluar gjendjen tonë shpirtërore dhe shendetesore. Për disa, kjo mund të rezultojë në një formë depresioni të quajtur “çrregullim emocional sezonal” (SAD) . Por sipas dietologes Natalie Olsen, disa shtesa në dietën tonë mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë gjatë ditëve më të shkurtra, më të ftohta dhe më të errëta. Olsen tha për Insider se ngrënia e ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3 si peshku dhe arrat, si dhe ushqimet me fibra të larta mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup dhe të na ndihmojnë të ndihemi më mirë në përgjithësi. Kategoritë e ushqimeve që duhet të preferoni janë ato të cilat kanë veti të aktivizojnë hormonet si Endorfina, Dopamina, Serotonina, Oksitocina të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në humorin tonë. Sipas dietologes Natalie Olsen është e rëndësishme të preferoni të konsumoni omega-3 duke ngrënë peshk por edhe ushqimet e pasura me fibra do të ndihmojnë trupin tuaj të prodhojë hormone ‘të lumturisë’ gjithashtu perpiquni te zëvendësoni sheqerin e shtuar me fruta dhe zgjidhni mish organik për të shmangur kimikatet që ndikojnë në humor. rtsh