Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIDoza të treta dhe të katërta të vaksinës antiCOVID

Doza të treta dhe të katërta të vaksinës antiCOVID

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar sot mbledhjen për situatën epidemiologjike të infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjes COVID-19. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi se, nga raportimet tona të përditshme situata aktuale në vend paraqitet e kontrolluar. Rakacolli tha se, “mesatarja e rasteve te reja ditore javën e fundit e cila është edhe java e 51 e këtij viti, është 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore është 8 për 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195. Janë 2 pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv dhe asnjë në njësitë e kujdesit intensiv”. Ajo gjithashtu informoi dhe mbi shifrat e vaksinimit anti-COVID në vend. “Deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullsia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Një situatë e stabilizuar paraqitet edhe në rajon e në Europë. Prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës”, informoi Rakacolli. Ajo theksoi se, në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës. Rakacolli shtoi se, Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurisë i KE, i mbledhur ditën e djeshme (si edhe Mbretëria e Bashkuar), për momentin nuk e shikojnë me risk të lartë shpërthimin e një vale të re epidemie, por për faktin që virusi qarkullon edhe në Europë dhe niveli i imunizimit është i mirë, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes se kujdesshme të dinamikës së kësaj situate. “Komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së”, vijoi ajo. Rakacolli tha se, do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike. Ajo gjithashtu apeloi për vazhdimin e procesit të vaksinimit anti-COVID tek qytetarët pasi mbron dhe nga variantet e reja të tij. “Zhvillimet e pandemisë po demonstrojnë gjithmonë dhe më qartë vlerën e vaksinimit. Le të vazhdojmë të kryejmë vaksinat sipas rekomandimeve të mjekut të familjes, në mënyrë që të mos afektohemi nga një valë e re”, apeloi ajo. Rakacolli tha se, qytetarë të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës bazë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë ose të katërt të rendin menjëherë drejt qendrave të vaksinimit dhe t’i kryejnë këto doza. Sepse janë edhe me vaksinën e cila është përgjegjëse dhe të mbron edhe nga variantet e reja të OMICRON-it, të cilat janë qarkulluese sot. “Edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re”, përfundoi apelin për qytetarët Rakacolli. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments