Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 30 qytetarë të infektuar

MSHMS: 30 qytetarë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 470 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 30 qytetarë. Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 8 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnjë, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetar në Durrës, Dibër, Berat, Dimal. Janë 197 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments