Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak deklaroi sot se Moska është e gatshme të lejojë tranzitin e naftës së papërpunuar kazake në Gjermani nëpërmjet tubacionit “Druzhba”. “Ministri Novak e përshkroi kërkesën si “normale” dhe nuk ngriti asnjë kundërshtim për naftën nga Kazakistani, në Azinë Qendrore, që rrjedh në infrastrukturën e tubacioneve ruse”, njoftoi sot agjencia e lajmeve “Interfax”. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës bëri që Gjermania të rriste përpjekjet për të gjetur alternativa për të siguruar burime të energjisë. Berlini është zotuar të zbatojë një ndalim të importeve të naftës nga Rusia në janar. Për të ndihmuar sigurimin e furnizimeve me naftë, ish-republikës sovjetike të Kazakistanit, ndër të tjera, iu kërkua nga Berlini që të zgjeronte furnizimet e saj. Sipas “Interfax”, kompania “Kaztransoil” në Kazakistan, ka aplikuar tashmë për të transportuar 1.2 milionë tonë naftë në Gjermani, vitin e ardhshëm. Por, për të transportuar naftë në Evropë, vendi duhet të mbështetet në tubacionet ruse, si “Druzhba”, ose të marrë lëndën e parë nga deti përmes detit Kaspik në Azerbajxhan, ku mund të pompohet më tej, nëpërmjet tubacioneve në Turqi ose në bregdetin e Detit të Zi të Gjeorgjisë. ATA
Moska e gatshme të lejojë tranzitin e naftës kazake në Gjermani
RELATED ARTICLES