Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBursa energjetike, gati deri në fund të marsit 2023

Bursa energjetike, gati deri në fund të marsit 2023

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me përfaqësues të prodhuesve të energjisë elektrike, bizneseve të lidhura në tensionin e mesëm dhe atyre në tregun e lirë. Duke iu përgjigjur interesit të bizneseve për bursën energjetike, Balluku u shpreh se, “procedurat janë të gjitha aty. OST-ja ka ecur, është bërë gara etj megjithatë ka problematika procedurale që nuk është se varet nga ne. Ne mendojmë që deri në fund të marsit 2023, bursa do të jetë aktive”. Balluku shtoi se, “nga ana tjetër, ju nuk mund të na thoni që po prisni bursën dhe nga ana tjetër ne mos ju lëshojmë në tregun e lirë. Si do të funksionojë bursa, në rast se të gjitha kompanitë, të cilat do të jenë kliente potenciale të bursës marrin shërbim në detyrim të shtetit. Pra është diçka që nuk funksionon”. “Në momentin që bursa do të hyjë në funksion detyrimisht edhe të gjithë klientët duhet të dalin në treg të lirë dhe duhet të fillojnë të blejnë. Nuk do të jetë e lehtë, do të jetë shumë e vështirë, për ju më shumë sesa për shtetin, por ne besojmë që do të bëjmë atë që kanë bërë vendet evropiane para nesh. Fillimi i funksionimit të bursës nuk do të thotë që gjithçka do të ndryshojë, ju do të jeni të pambrojtur, do të jeni të ekspozuar, sepse nuk ka sesi ndodh kjo. Ne jemi shumë koshientë se çfarë sjellë liberalizimi i tregut”, theksoi Balluku. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments